Zbardhen detaje të reja nga atentati mbrëmë në Vlorë.
Shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla rreth 30 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me një automjet tip Mercedes Benz pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij.
Kevin Hajrulla ka mbetur i plagosur, teksa plumbat kanë kapur edhe një person tjetër, i cili ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. 35-vjeçari po shiste pranë vendit të ngjarjes.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një numër të lartë gëzhojash, mbi 30.
Pas atentatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Panaja, e cila dyshohet se iu përket autorëve.