Në një deklaratë për mediat pas përplasjes fizike me deputetin Flamur Noka në Kuvend, Agron Shehaj e ka cilësuar ngjarjen si një akt dhune të ushtruar ndaj tij nga një përfaqësues i opozitës.
Shehaj tha se ai kërkoi të denonconte një aferë të madhe, atë të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, me vlerë 1.3 miliardë euro, ku sipas tij janë shkelur procedurat ligjore.
Shehaj: Një përfaqësues i opozitës, që jam unë kërkova të flisja për skandalin 1.3 mld euro, largohet me dhunë nga foltorja. Nuk u largova me dhunë nga mazhoranca por nga një përfaqësues i opozitës..me sa duket edhe opozita nuk do që të flitet për këtë aferë 1.3 mld euro, sepse me sa duket përfituesit oligarkët që përfitojnë nuk e kanë mirë vetëm me mazhorancën por e kanë mirë edhe me opozitën. Opozita dhunoi sot një përfaqësues të opozitës, i cili thjesht donte të denonconte një vjedhje prej 1.3 mld euro ku janë shkelur procedurat dhe është shkelur ligji.