-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot Kuvend/ Interpelancë, gjoba dhe përdorimi i drogës

Kryesoret

Sot Kuvend. 17 pika janë në rendin e ditës që nis me një interpelancë me ministren e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Por pika më e nxehtë është projektligji i propozuar nga socialistët për faljen e gjobave në disa kategori. Gjithashtu ligji për përdorimin e drograve por edhe çështje të tjera.

Rendi i ditës

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.12.2024, ora 10:00.

  1. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.12.2024.
  3. Njoftime.
  4. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
  5. Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
  6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””””.
  7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.
  8. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.
  9. Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  10. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
  11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar.
  12. Projektligji “Për anulimin e masave administrative”.
  13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar..
  14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  15. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
  16. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët””.
  17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit