Tre të mitur janë nën hetim në Tiranë pas sulmit ndaj një 38-vjeçari, të cilin e goditën me grushta dhe e kërcënuan me thikë.
Sipas policisë, të rinjtë, të moshave 15 dhe 16 vjeç, i morën një shumë të vogël parash viktimës.
Policia e ka referuar rastin në Prokurori, ndërsa të miturit po hetohen në gjendje të lirë për akuzat e dhunës dhe kanosjes me mjet prerës.