Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të zgjatur përjashtimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
Në një postim në X, Zelensky theksoi se çdo dollar që paguhet për naftën ruse është një kontribut për financimin e luftës, duke shtuar se ky lehtësim i sanksioneve i mundëson Rusisë të vazhdojë agresionin.
Ai gjithashtu e cilësoi këtë vendim si një përpjekje për të mbajtur “iluzionin” e mundësisë për të vazhduar luftën, duke e lidhur me rritjen e të ardhurave të Rusisë nga nafta.
“Çdo dollar i paguar për naftën ruse është para për luftën. Lehtësimi i vazhdueshëm i sanksioneve ndaj Rusisë nuk pasqyron situatën reale në luftë apo në diplomaci dhe ushqen iluzionin e udhëheqjes ruse se ata mund ta vazhdojnë luftën.”









