Policia italiane ka zbuluar dhe sekuestruar 60 kg kokainë gjatë një operacioni të realizuar në Breshia, duke arrestuar tre shqiptarë.
Ata ishin duke transportuar drogën në një makinë me targa shqiptare, por shoferi nuk mundi të jepte një përgjigje të vlefshme për destinacionin e mjetit, çka ngriti dyshime tek autoritetet.
Pas kontrollit të brendshëm, agjentët gjetën kokainën e fshehur në valixhe dhe qese plastike. Të tre personat u arrestuan dhe janë dërguar në burg.