Policia kufitare ka sekuestruar një varkë dhe 300 metra rrjetë peshkimi në Liqenin e Pogradecit, pasi ka konstatuar një mjet lundrues që po kryente peshkim të paligjshëm.
Pavarësisht ndalimit të peshkimit deri në mars, peshkatarët vijojnë të shkelin moratoriumin, duke rrezikuar shtimin e peshqve.