-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Rama-Kurti drekë pas Kuvendit të përbashkët

Kryesoret

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë mbajtën të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku u zotuan përmes një deklarate përfundimtare se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe do ta thellojnë bashkëpunimin mes vete.

Gjatë seancës që zgjati tri orë, liderët e të dyja vendeve mbajtën fjalime para deputetëve të pranishëm nga të dyjave vendet, ku mbështetjen e ndërsjellë për njëra-tjetrën dhe lartësuan lidhjet historike mes dy vendeve.

Deklarata e tyre e përbashkët, e cila u lexua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thekson se qëllimi i mbledhjes ishte që Kosova dhe Shqipëria ta bashkërendonin “agjendën kombëtare” për arritjen e synimeve të përbashkëta strategjike.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkim Evropian brenda kësaj dekade, integrimi euroatlantik i Kosovës, pra në NATO dhe BE, dhe njohjet përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve”, thuhet në deklaratë. Pas mbledhjes u zhvendosën për drekën e përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit