-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Mbyllja e Tik Tok, akt i censurës dhe frikë nga antipropaganda qeveritare

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tik Tok në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një akt censurues dhe një përpjekje për të zgjidhur problemet të brendshme të qeverisë përmes shtypjes së lirisë së shprehjes.

Sipas Zhupës, Rama po përdor vrasjen e një 14-vjeçari si arsye për të mbyllur një rrjet social, duke e paraqitur këtë si një “vrasje të dyfishtë” ndaj lirisë dhe demokracisë. Deputetja theksoi se ky vendim është një përpjekje për të frenuar antipropagandën kundër qeverisë, duke përdorur pushtetin për fushatën elektorale.

Postimi nga Ina Zhupa

Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjecari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë.

Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska Tik Toku, se drogën në shkolla e coka Tik Toku, se mësimin me dy turne e bën Tik Toku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon Tik Toku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj Tik Toku, se ministren e dështuar ja vuri Tik Toku, se paratë e arsimiti vidhka Tik Toku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit.

Vendimi diktatorial për mbylljen e një rrjeti social si Tik Toku që nuk po e kontrollonte dot është akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Është akt elektoral i pastër dhe përdorim i pushtetit për të shtypur liritë.

Fushata elektorale po e tmerron, po e shfazon dhe po bën përpëlitjet e fundit të censurës. Rezultati që mori Trump te rinia kryesisht nga Tik Tok, ishte prova që duhej mbyllur për Ramën.

Rama shpall se do mbyll sa për fushatë Tik Tokun ku del me keq se kudo, ku ska dot reporte dhe shadowban, ku ska dot app “Aktivisti”, dhe i kanë dalë nga kontrolli propagandës.

Po si kaloi Edi Rama nga mikpritës i yjeve të Tik Tok, nga tik-tokist për vete, nga marrëveshja AMA- Tik Tok te vendimi për mbyllje?! E thjesht pamundësia për ta kontrolluar dhe ju kthimi i tij në një mjet i fuqishëm antipropagandë qeveritare.

Censura nuk do pranohet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit