-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me vendimin për mbylljen për 1 vit të Tik Tok dhe shprehet se modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës.

“Ajo i jep modelin fëmijëve se nëse vjedh bëhesh ministër; nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet; nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie; nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie; nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!

Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale!”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit