-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Veliaj i vodhi zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me demokratët e degës nr.9 në Tiranë u shpreh se protestat e tyre e shndërruan Erion Veliajn në një dordolec, në një pseudokryetar, në një njeri të diskredituar.

“Këto 3 vite, në një betejë të pashoqe, të pashembullt, kjo parti tregoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Dhe u them unë ju se, ky vitalitet buroi para së gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejtë që ju nuk e lëshuat kurrë.

Ndaluni për një moment, po marr vetëm një aspekt. Kur ju e nisët betejën kundër Erion Veliajt, me ato protestat të përjavshme, ku ishte dhe ku është sot Erion Veliaj, që futet si mi në selinë e partisë së tij nga turpi se mos po e kapin gazetarët, a mos po e kapin qytetarët.

Ja pra, ku e katandisët. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec, e keni shndërruar atë në një pseudokryetar, e keni shndërruar atë në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve . Vërtet ai vodhi votat, vërtet grabiti votat, por Belind Këlliçi dhe ju së bashku e bëtë atë që të flasë me vete, e bëtë atë që të turpërohet me çdo qytetar, e bëtë atë që të turpërohet edhe çdo socialist.

A mund ta imagjinonit ju këtë? Jo!

Me gjithë mbrojtjen që i bënë Skapi i partisë, por nga ju nuk e mbrojti dot kurrë dhe s’e mbron dot kurrë. Faktikisht, e keni shndërruar në një kufomë politike të pakallur. Keni merita të jashtëzakonshme!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit