Ditën e nesërme Partia Demokratike do të zhvillojë protestë në orën 17:00. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve që tu bashkohen protestës.
“Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë. Edhe njëherë, gëzuar festat e fundvitit. Fitore nesër, fitore në 11 maj!”, u shpreh Berisha.