Një depërtim i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të ndikojë në kushtet e motit në Shqipëri, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.
Për sot, 22 dhjetor 2024, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten me mot të kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të lehta. Zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta, por pa reshje të dukshme. Pasditja dhe pas saj, moti do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave herë pas-herëshme në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie në vlerat minimale, me -5°C në zonat verilindore, ndërsa maksimalet do të mbeten të qëndrueshme, duke u luhatur nga 13°C në Jugperëndim.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare, mbi 45 km/h, nga drejtimi Jugor, duke krijuar një dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.