Në apartamentin në katin e 9-të në Tiranë është parë të hyjë dhe të dalë Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës.
Dyshohet se Bernardi bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Ndërsa grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda.
Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.
Tritoli në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga i “forti’ i Vlorës