Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme SPAK me një kërkesë për informacion në lidhje me padinë e bërë ndaj Jorgo Goros, deputetes së PS, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj, Artan Gaçi dhe disa personave të tjerë, për grabitjen e pronave në Himarë. Beleri shkruan se SPAK ka dërguar në gjyq Jorgo Goron dhe persona e tjerë, por nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten e PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçin.
Fredi Beleri i shkruan SPAK-ut: Ku janë hetimet për Olta Xhaçkën?
