Përplasje në protestën e PD-së. Deputeti Agron Gjekmarkaj akuzoi policët se e kanë shtyrë dhe gjuajtur me shkelma.
“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë qytetare.
E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë.Po rrëbejn qytetarët. Do të vahzdojmë të qëndrojmë në protestë.
Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë, një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma siur të mos ishim njerëz po prej betoni” akuzoi ai.