Një studim i fundit australian ka ngritur alarmin për rrezikun që paraqet gripi i shpendëve H5N1 për gratë shtatzëna, duke theksuar se infektimi me këtë virus mund të ketë pasoja fatale.
Sipas studimit, 90% e grave shtatzëna që infektohen me këtë virus vdesin, ndërsa 87% e foshnjave të tyre humbasin jetën gjithashtu. Po ashtu, shumica e foshnjave që mbijetojnë lindin para kohe. Ky lloj gripi, i shkaktuar nga një virus i grupit A, është përhapur në shumë shtete, megjithëse përhapja tek njerëzit ka qenë e kufizuar deri tani.
Specialistët e shëndetit paralajmërojnë për rrezikun më të madh për gratë shtatzëna, pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët gjatë kësaj periudhe.