Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka publikuar një mesazh sensibilizues për gratë, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të rregullt për kancerin e gjirit. Ajo ka bërë thirrje që kujdesi për shëndetin të mos kufizohet vetëm në muajin tetor, por të jetë një praktikë e vazhdueshme gjatë gjithë vitit.
Koçiu njoftoi se mamografia falas do të jetë e disponueshme çdo muaj, duke mundësuar depistimin e hershëm të kancerit të gjirit pa nevojë për referim. Gjatë muajit tetor janë realizuar 12,701 mamografi falas dhe kjo mundësi do të vazhdojë për gratë në gjithë Shqipërinë.