-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova nuk regjistron Listën Serbe në zgjedhje

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh ai, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Ellek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Kundër certifikimit të Listes Serbe doli edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, i cili kërkoi veprime nga Prokuroria e Shtetit. Edhe anëtarët tjerë që vijnë nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit