Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi u shpreh se opozita do të ketë mbështetje të madhe sot në Tiranë në aktin e radhës së mosbindjes civile.
“Deri tani nuk kemi patur raportime. Por duke parë angazhimin mund të them se protesta do te ketë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë dhe sigurisht kjo shoqëruar edhe me një dalje masive të qytetarëve të Tiranës. Ne mbrëmjen e djeshme zhvilluam edhe një takim të fundit që ka mbyllur siparin e takimeve të kryetarit të PD, zotit Berisha me degët e PD në Shqipëri dhe në Tiranë, kemi qene në njësinë numër 9 e cila ka qene kurdo prezente ne protesta. Na vijnë raportime që pjesëmarrja do të jëtë në shifra rekord për të marrë pjesë në protestën e sotme. Kemi bërë njoftimin për të bllokuar segmente të caktuar për të paktën 3 orë. Njoftimi është bërë bazuar ne ligjin për tubimet, është një e drejtë kushtetuese” tha ai.