Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër rreth orës 21:55.
Dyshohet se 22-vjeçari me iniciale E.Sh., ka plagosur me armë zjarri në këmbë A.B., 24 vjeç, i cili ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa polici po vijon kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.