Deputeti i PD-së, që njëkohësisht është n/kryetar i PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka dalë nga spitali. Natën e kaloi në QSUT pas incidentit që ndodhi në protestë.
Ai akuzoi se u qëllua nga 5 policë që sipas tij e rrethuan dhe qëlluan, por drejtoria e policisë e mohoi pretendimin.
Fillimisht u dërgua tek Trauma më pas në QSUT dhe sot është në gjendje të mirë duke lënë spitalin.