Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi policia ka zbuluar rreth 900 gramë kokainë dhe municion luftarak në automjetin dhe banesën e tij.
Autoritetet kanë kryer kontrolle në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas në banesë, ku gjetën lëndën narkotike dhe armë.
22-vjeçari akuzohet për posedim dhe shpërndarje të kokainës, si dhe për mbajtjen e municionit pa leje.