-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara: Bota është e rrezikshme me mnadatin e dytë të Trump

Kryesoret

Ish-ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton ka paralajmëruar që një krizë e madhe ndërkombëtare është “shumë e mundshme” në mandatin e dytë të Donald Trump.

Bolton, i cili ishte këshilltari më jetëgjatë i Trump për Sigurinë Kombëtare, ka bërë një kritikë të ashpër për mungesën e njohurive, interesit për faktet ose strategjinë koherente të tij.

“Bota është më e rrezikshme se kur ai ishte president më parë. E vetmja krizë e vërtetë që patëm ishte Covid, e cila është një krizë afatgjatë dhe jo kundër një fuqie të veçantë të huaj, por kundër një pandemie. Rreziku i një krize ndërkombëtare të llojit të shekullit të 19-të është shumë më i mundshëm në një mandat të dytë të Trump. Duke pasur parasysh paaftësinë e Trumpit për t’u fokusuar në vendimmarrje koherente, unë jam shumë i shqetësuar se si mund të duket kjo”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit