Kristi Buci, 22 vjeç, është arrestuar në kryeqytet nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u realizua pas një operacioni të koduar “Interruption”, ku shërbimet e Policisë e kapën në flagrancë në parkingun e spitalit “Nënë Tereza”, ku ai kishte caktuar një takim me blerësin.
Policia gjeti në mjetin dhe në banesën e tij rreth 900 gramë kokainë, të cilën e posedonte për t’ua shitur. Përveç drogës, në banesën e tij u sekuestrua edhe një sasi municioni luftarak. Kristi Buci akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të municionit luftarak. Pas finalizimit të hetimeve, materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.
Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, mbante kokainë dhe municion luftarak