-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncerti i fundvitit, Veliaj: Tirana është transformuar në një qytet europian

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj hapi mbrëmjen festive të koncertit të fundvidit në sheshin “Skenderbej”.

Veliaj u shpreh se sheshi është më i bukur se kurrë këtë fundvit dhe më vjen mirë që, e gjithë ajo punë dhe sakrificë për fëmijët e qytetit po shpërblehet çdo ditë e më shumë.

“Dua t’i uroj dhe gjysheve dhe gjyshërve gëzuar festat. Ata kanë sakrifikuar kaq shumë, është ndoshta brezi më i përvuajtur, që ka kaluar situatat më të vështira të historisë sonë, por edhe ka kontribuuar kaq shumë për vendin. Më vjen mirë që nga data 1 janar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet do të kenë mundësi të udhëtojnë falas me autobus, me abonenë e subvencionuar nga Bashkia e Tiranës. Gëzuar edhe prindërve të mrekullueshëm të qytetit tonë, që rrisin këta fëmijë. U uroj shërim të shpejtë kushdo që është sëmurë, po ashtu të gjithë ata që janë të dekurajuar të gjejnë forcë dhe guxim. Ju falenderoj me gjithë zemër për lutjet, për kurajën, edhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer për ta bërë këtë qytet vërtet europian. Nuk dua të harrojmë se nga data 1 janar, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut: do të thotë se do të kemi pafund aktivitete ku mund të vini të këndoni, të kërceni, edhe unë duke qenë se s’jam shumë i mirë te kënga dhe vallet, do rri aty në rresht të parë t’ju duartrokas gjithmonë. Gëzuar festat dhe bekime për të gjithë!”, u shpreh Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit