Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se ka shtyrë për në 17 Janar shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.
Sali Berisha refuzoi masën e parë, SPAK kërkoi forcimin e masës së sigurisë dhe gjykata pranoi që për një vit ta mbyllte në shtëpi.