-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalohet kthimi i gruas së Bashar al-Assad në Britani

Kryesoret

Qevria angleze është paralajmëruar se gruaja e tiranit sirian Bashar al-Assad duhet të ndalohet përjetësisht nga Britania e Madhe për shka të frikës se ajo do të bëjë kërkesë për divorc dhe do të kthehet në Londër.  Asma al-Assad 49 vjeç ka ikur në Rusi së bashku me burrin e saj në momenmtin që regjimi i Assadit u rrëzua nga rebelët në fillim të këtij muaji.

Mediat turke raportuan se zonnja Assad dëshiron që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo ka shtetësi të dyfishtë për trajtimin e kancerit.

Kryeministria nuk ka komentuar nëse asaj duhet t’i hiqet pasaporta, por deputetët paralajmëruan mbrëmë se ajo nuk duhet të lejohet të kthehet në Britani, duke pasur parasysh mizoritë që familja Assad ka kryer gjatë viteve.

Robert Jenrick, Sekretari i Drejtësisë në hije, tha: “Do të ishte një fyerje për miliona viktima të Assad-it nëse gruaja e tij do të kthehej për një jetë luksoze këtu”.

Ai shtoi: “Ajo është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për një arsye – familja Assad ishte përgjegjëse për disa nga mizoritë më të këqija në kohët moderne”.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, ka thënë gjithashtu më parë se zonja Assad është “një individ i sanksionuar dhe nuk është e mirëpritur këtu “.

Kur u pyet nëse asaj mund t’i hiqej shtetësia për të ndaluar kthimin e saj në MB, një zëdhënës tha: “Unë mendoj se ne e kemi thënë gjithmonë se nuk komentojmë individë në lidhje me këtë. Por më gjerësisht do të keni parë se ne kemi sanksione shumë të ashpra kundër familjes Assad dhe regjimit të mëparshëm, të cilat mbeten në fuqi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit