Protesta të fuqishme shpërthyen në Siri pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad. Sipas BBC, disa persona të maskuar dhe të armatosur dogjën pemën e Krishtlindjeve në qytetin Suqaylabiyah, një zonë me shumicë të krishterë në Sirinë qendrore.
Videoja e incidentit ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Fraksioni islamik që udhëhoqi kryengritjen kundër Assad tha se ata janë të huaj dhe u arrestuan. Mijëra protestues kanë dalë nëpër qytete të ndryshme, duke kërkuar mbrojtje për pakicat fetare nga udhëheqësit e rinj islamikë të vendit.