Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka ndarë një mesazh urimi për Krishtlindje, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si një moment reflektimi dhe shprese për të ardhmen.
Nga Fieri, Balluku u shpreh se Krishtlindjet duhet të shërbejnë si “një ditë mirënjohjeje, për të shkuarën, guxim për të tashmen dhe shpresë për të ardhmen”. Ajo përfundoi me një urim të ngrohtë për të gjithë “Gëzuar të gjithëve dhe Krishtlindje të bardha”.
Përveç Ballukut, edhe Armand Subashi, ka ndarë një mesazh urimi për besimtarët e krishterë, duke u dëshiruar paqe dhe mbarësi në çdo familje shqiptare. Ai theksoi “Qoftë një vit i mbarë për të gjithë, me paqe, harmoni e gëzim në çdo familje shqiptare”.