-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takimin me LDG: Ky regjim është Luçifer, e kanë pësuar rëndë nënat dhe vajzat shqiptare

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin LDG me rastin e festave të fundvitit u shpreh se epiteti që i përshatet këtij regjimi është Luçifer.

Berisha shprehet se sot në Shqipëri janë larguar nëna, fëmijë dhe kanë marrë rrugët e dheut. Ai thekson se qindra mijëra nëna, motra po përballen me egërsinë më të madhe me një varfëri të frikshme.

“Pse e thashë atë Luçifer unë? Nuk e thashë për të bërë një krahasim të pakrahasueshëm. Por të marrim pak këtë qeveri. Kur Edi Rama krijoi kabinetin me një prezencë të fuqishme grash dhe vajza, unë e përshëndeta me sinqeritet të plotë, pavarësisht se ai ishte një kundërshtar dhe ato ishin kundërshtare.

Por kur shoh dramën në të cilën përjeton sot nëna, motra, vajza shqiptare, dhe faktin që këto zonja të pushtetit nuk shqipërojnë një herë të vetme, qoftë dhe problemin më të vogël që kanë nënat dhe motrat shqiptare, nuk arrijnë të gjejnë forcën minimale morale për t’i dërguar një telegram ngushëllimi nënës së Martin Canit që u vra në gjirin e shkollës, por që meqenëse u vra në shkollë, ai për Edi Ramën është armik, sepse për të nuk kushton jeta e njeriut, por kushton akuza që i bëhet shkollës.

Pra, në këtë aspekt kjo është një metamorfozë e frikshme, një metamorfozë njerëzore që as në romanet e Kafkës apo të Oruellit nuk e gjen dot.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit