Bosnja dhe Hercegovina po përballet me rreshje të mëdha të borës dhe kjo po iu vështirëson jetën qytetarëve.
Stacioni GSS Bihaq publikoi sot një përmbledhje të operacionit të shpëtimit në zonën Lipa-Vrtoça, i cili përfundoi me sukses rreth orës 14:00.
Gjithsej janë evakuuar 48 automjete dhe rreth 100 persona, me çka ky operacion i përbashkët dëshmoi se sa i rëndësishëm është koordinimi dhe solidariteti në situata emergjente, shkruan ava.ba.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Qendror të Bosnjës njoftuan se është e mundur lëvizja e këmbësorëve, por ende nuk është e mundur të lëvizin automjetet.