Ish-zv/ kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi vazhdon që të jetë në arrati. Mister është vendndodhja e tij. Sipas burimeve të TV21, Artan Grubi i ka kërkuar ndihmë duke lutur një biznesmen që ta dërgojë për Tiranë, ku duhej të takohej me një grup avokatësh me të cilët do të fillonte procedurë për largimin e tij nga Lista e Zezë. Sipas “Fokus“, biznesmeni është Konsulli i Nderit i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Arsim Papraniku
Udhëtimi është dakorduar dy ditë më parë. Kanë udhëtuar herët në mëngjes, rreth orës 8, pasi kanë blerë gjevrek dhe jogurt në furrën “Bereket”. Në vendkalimin kufitar, ku ka pasur disa vetura, konsulli i ka dorëzuar pasaportat te polici dhe e ka pyetur se pse ka aq shumë kolonë dhe nëse kanë vendim. Polici i është përgjigjur se nuk kanë “persona të mjaftueshëm”. Pasaporta e sipërmarrësit i cili është edhe konsull nderi është mbajtur 10 sekonda, kurse i Grubit vetëm 2 sekonda.
Trau ka qenë i hapur dhe kanë kaluar pa problem. E njëjta ka ndodhur edhe gjatë hyrjes në Kosovë. Rrugën e ka ndjekur nga Prishtina për në Tiranë. Disa kilometra para Prishtinës, Grubi ka filluar të pranojë porosi se kundër tij ka procedurë aktive dhe se kërkohet për prezencën e tij. Sipërmarrësi i ka propozuar që të kthehet, por Grubi ka qenë i pavendosur dhe ka insistuar që të vazhdojnë drejt Tiranës.
Gjatë rrugës, siç tashmë ka publikuar TV21, disa herë kanë ndaluar në pompa të benzinës ku Grubi ka shfrytëzuar tualetin. Në Tiranë, Grubi është lënë në qendrën e qytetit, kurse sipërmarrësi është kthyer në shtëpinë e tij në resort në Durrës. Mëngjesin e ardhshëm, rreth orës 6, sipërmarrësi është kthyer në Shkup.