-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshje armëpushimi

Kryesoret

Izraeli dhe grupi i militantëve palestinez të Hamasit, fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi grupin se po u rikthehej çështje mbi të cilat ishte gjetur mirëkuptim më parë.

“Pushtuesit kanë vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që ka vonuar arritjen e marrëveshjes që ishte në dispozicion”, thanë zyrtarë të grupit militant.

Hamasi tha se megjithatë, po tregohej elastik dhe se bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, po shkonin në një drejtim e duhur.

Benjamin Netanyahu u kundërpërgjigj në një deklaratë duke thënë se “organizata terroriste Hamas vazhdon të gënjejë. Ajo po refuzon ato për të cilat është rënë dakord më parë dhe po vazhdon të krijojë vështirësi në negociata”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit