-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthjellime dhe reshje dëbore në zonat malore, ja moti për sot

Kryesoret

Përditësimi i motit për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2024, tregon kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ditës. Parashikohet që në mëngjes të mbizotërojnë kthjellimet, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat e shpeshta pritet të shfaqen në zonat malore.

Gjatë pasdites, moti do të bëhet më i vranët, me shtim të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në Verilindje dhe Juglindje. Këto zona mund të shohin reshje të pakta dëbore.

Temperaturat do të variojnë nga -7°C në zonat malore si Peshkopia, deri në 14°C në bregdet. Era do të jetë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit