-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungoi në darkën me trupin diplomatik, ambasadori rus: Rama nuk më ka dërguar ftesë

Kryesoret

Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, Aleksei Zaitsev nuk mori pjesë në darkën e trupit diplomatik me Edi Ramën. Zaitsev ka treguar se nuk ka patur asnjë ftesë nga kryeministri Edi Rama.

“Mund të krijohet përshtypja se pala ruse refuzoi të marr pjesë në këtë pritje. Në fakt, autoritetet shqiptare nuk e ftuan ambasadorin rus në Shqipëri, në ngjarjen protokollare të fundvitit. Refuzimi i dialogut dhe bashkëpunimit nuk është zgjedhja jonë”, deklaron shefi i diplomacisë ruse në Tiranë.

Ai tha se Moska është e hapur për të diskutuar çdo çështje qoftë edhe ato më komplekse me Tiranës.

“Pala ruse është e gatshme të diskutojë hapur edhe me partnerët shqiptarë, për çdo çështje, qoftë edhe atë më komplekse, për të zhvilluar një bashkëpunim me dobi të ndërsjelltë në interes të vendeve dhe popujve tanë. Nënvizoj, Rusia nuk ka qenë asnjëherë nismëtare e ftohjes së ndërveprimit me Tiranën. Për më tepër, në historinë e marrëdhënieve ruso-shqiptare baza reale për kontradiktat ekzistuese nuk ka”, shprehet Zaitsev për MCN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit