-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pirro Çako ftesë për bashkëpunim Parashqevi Simakut: Pata një lajthitje…

Kryesoret

Këngëtari Pirro Çako, i cili ka kompozuar këngën “E duam lumturinë” të kënduar nga Parashqevi Simaku thotë se ka tentuar disa herë të kontaktojë me të.

Çako theksoi se një bashkëpunim muzikor me Parashqevin do të ishte një moment i paharrueshëm. “Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë të re dhe të realizonim diçka bashkë, por kjo është në duar të saj. Nëse ajo do të dëshirojë, do ta mbështes me shumë kënaqësi”, tha ai.

Më pas ai tregoi edhe hapat e parë të karrierës ku guxoi që të kërkonte bashkëpunim me Parashqevi Simakun.

“Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare”, tha Çako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit