Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë me qytetarët, duke publikuar foton e foshnjës së parë të lindur në ditën e Krishtlindjes.
Rama e përshkruan këtë ngjarje si një “mrekulli të vogël”, duke shpërndarë një imazh të vogëlushit të porsalindur, i cili mbante veshur një body ku shkruhej: “Krishtlindja ime e parë”.
Djali ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe, sipas Kryeministrit, ka ardhur në jetë i shëndetshëm. Rama shprehu gëzimin për këtë ngjarje, duke theksuar se Krishtlindja këtë vit nisi me një moment të veçantë dhe të gëzueshëm për familjen dhe shoqërinë.