Një urë që lidh dy shtete veripre në Brazil u shemb dhe si pqasojë janë vrarë dy persona dhe rezultojnë të zhdukur disa të tjerë.
Sipas autoriteteve një derdhje e acidit sulfurik nga një prej kamionëve të humbur që ra nga ura po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.
Makinat dhe kamionët po kalonin urën Juscelino Kubitschek de Oliverira kur pjesë të mëdha u shkatërruan mbi një lumë.
Ndërkohë policia që po vepron në kufirin e shteteve veriore Maranhao dhe Tocanitins tha se tetë automjete, mungonin katër kamionë, dy makina dhe dy motoçikleta.
Ndërsa Magnum Coelho një kolonel në zyrën lokale të zjarrfikëse u tha gazetarëve se dërgimi i zhytësve për operacionet e shpëtimit është i rrezikshëm sepse lumi Tocantins mund të kontaminohet nga acidi sulfurik nga një prej kamionëve të humbur që ra nga ura.