-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtuan dy fëmijë! Pse avioni bëri lëvizje rrethore para se të rrëzohej?

Kryesoret

Një aksident tragjik ndodhi në afërsi të qytetit Aktau, Kazakistan kur një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit Airlines me 67 persona është rrëzuar në rrethana ende të paqarta.

 

Sipas autoriteteve kazake, avioni mbante 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Të paktën 32 persona i mbijetuan përplasjes, duke përfshirë dy fëmijë, dhe janë dërguar në spitalet lokale për kujdes mjekësor urgjent.

Në të njëjtën kohë, siç transmetojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, autoritetet lokale shprehin frikën për dhjetëra të vdekur.

Sipas mediave lokale, videot e rrëzimit tregojnë se avioni bën lëvizje rrethore përpara se të bjerë në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të madh. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse, ku nga rrënojat e djegura po nxirren të mbijetuar të lënduar.

Fluturimi J2-8243 ishte në rrugë nga Baku, Azerbajxhan për në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë në Rusinë jugore.

Megjithatë, kushtet e pafavorshme të motit, me mjegull të dendur në rajonin e Groznit, i detyruan pilotët të ndryshonin kursin e avionit dhe të tentonin një ulje emergjente pranë Aktaut, një qendër kryesore energjetike në bregun lindor të Detit Kaspik.

Azerbajxhani Airlines konfirmoi se avioni Embraer 190 u rrëzua rreth 3 kilometra larg qytetit, duke theksuar se avioni pati probleme teknike gjatë fluturimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit