Të shtëna me arë zjarri janë regjistruar në lagjen nr.15 në durrës rreth orës 18:00. Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta 29-vjeçari me iniciale K.D., në gjendje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajrë.
Ai është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.