Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha në takimin me degën 5 në Tiranë u shpreh se me 11 maj do të firmosin fitoren e merituar. Berisha nënvizoi se socialistët në 12 vite qeverijse i ka rrokullisur shqiptarët në varfëri të frikshme.
“Ne e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale të imponuara të mëdha, por e kremtojmë pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në vullnetin tonë dhe asgjë nuk mund të na ndale për të firmosur më 11 maj fitoren e merituar. Fitore sepse së pari ne nuk jemi si ata, kurrë.
12 vite qeverisje ata i rrokullisin shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri më të frikshme. Të dominuar nga psikologjia e hajdut që mendon për plaçkën e vjedhur dhe jo për viktimën, edhe këta për 12 vite ngrinë rrogat dhe pensionet.”, tha Berisha