Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënimin me 15 vjet burg për Çedomir Aksiq, i cili u akuzua për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ky është gjykimi i parë në mungesë që nga përfundimi i luftës. Aksiq akuzohet për krime të kryera në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, në komunën e Shtimës, gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-1999.
Gjykimi ndaj tij filloi në nëntor të vitit të kaluar, dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancat gjyqësore.