Një 14-vjeçar ka humbur jetën gjatë një grindje mes fqinjëve. Geral Froste ishte portier i ekipit Montevideo City Torque (që i përket ‘City Football Group’, pjesë e të cilit është edhe Manchester City).
Sipas gazetës “El Pais” të Uruguajit, policia u thirr në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit për të ndërhyrë pas një plagosjeje me armë zjarri te një fëmijë në kraharor dhe bark.
“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Geral Froste, portier i skuadrës U-14 të klubit.
Jemi pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve në këtë moment trishtimi për të gjithë ne,” publikoi klubi në rrjetet sociale.