Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Kukësi, i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Denoncimi është bërë nga gruaja e tij 28-vjeçare, e cila ka marrë gjithashtu një urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe ka dërguar materialet përkatëse në Prokurorinë e Kukësit për procedura të mëtejshme ligjore.