Hakan Çalhanollu ka shprehur besimin e tij se Kristjan Asllani do të arrijë të bëhet një lojtar kyç për Interin, pavarësisht kritika-ve që ka marrë për performancën e tij. Mesfushori turk, i cili është lojtari që Asllani zëvendëson në formacionin e zikaltërve, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku foli për zhvillimin e shqiptarit.
Çalhanollu e cilëson Asllanin si një “vëlla të vogël” dhe thotë se është duke e ndihmuar atë të adaptohet në një ekip të madh si Interi. “Ai ka cilësi të veçanta dhe duhet të përmirësohet, por është i pari që e di këtë. Ai po mëson shumë dhe unë besoj se do të bëhet i rëndësishëm te Interi,” theksoi turku.
Çalhanollu theksoi se për të luajtur në një klub të këtij kalibri, çdo lojtar duhet të tregojë vazhdimisht performancë të lartë. Sipas tij, Asllani ka mundësitë të arrijë këtë nivel dhe ai është këtu për ta mbështetur në këtë rrugëtim.