Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.
Balliu shprehet se Veliaj mendon se kolegët e SPAK do ta ndihmojnë por opozita ka firmosur çdo denoncim.
“Klyshi 5D që ka grabitur miliona euro me 5D dhe inceneratorë po na tregon takimet në Amerikë.
Mos ke harruar gjë ti zdromsi i bashkisë , se , shokun tënd Tahirin, që shkoi ne SHBA , takoi , Obamën ne Zyren Ovale dhe u kthye për të shkuar në burg?!?!
Ti mendon se kolegët e SPAK do të të ndihmojnë por je gabim shumë! Ato anonimet i ke nga shefat e tu, se opozita të ka firmosur çdo denoncim.
Paskërke akuzuar edhe liderin e opozitës.
E për çfarë? Që deklaroi që je larguar.
Po ti je larguar , Por drejtësi në botë që të të leshojë ty me 4 akuza njëra më e provuar se tjetra nuk ka!
Vetëm skapi i Partisë mund ta bëj. Përdridhesh si gjarpri sot nën ferrat e xhungles ku u rrite , me njerëz të egër që janë të etur për gjak dhe kërkon ti mëshirë. Cfarë mëshire i tregove banorve të unazës , të Bregut te Lumit, të Shkozës apo të 5 Majit????
Asgje !!!
Dhe për Cfare? Që të bëje para me vartësat e tu.
Shumë shpejt do shkosh edhe ti me ta.
Por pa merak , se edhe ata që të kane bërë letra anonime do të të ndjekin nga mbrapa sepse ju jeni njëri më hajdut se tjetri.”, shkruan Balliu.