Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar për armëmbajtje pa leje teksa po qëndronte në një hotel në Rimini.
Gjatë një kontrolli në ballkonin e dhomës së tij u gjet një pistoletë kalibri 9 mm të llojit “Beretta” me numër serie gërryer, gati për përdorim me karikator me 7 fishekë.
Shqiptari i mbrojtur nga avokati Guuliano Renzi pasi hezitoi të hapte derën e dhomës ka dorëzuar edhe 0.36 gram kokainë për përdorim personal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma dhe municioni. Shqiptari rrezikon deri në 6 vjet burg dhe 15 mijë euro gjobë.