Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë rreth dy vjet më parë.
Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut dhe rrezikon të përballet me ligjin edhe në Singapor.
Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.
Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohet qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takon ministrit të Drejtësisë, Bojan Bozoviç.
Më 24 Dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.