-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërrimi i viteve, policia: Zero tolerancë për alkoolin në timon

Kryesoret

Në natën e ndërrimit të viteve do të jenë në terren 50 efektivë të vendosur në akse të ndryshme në qendër të Tiranës.  Policia rrugore e Tiranës thotë që nuk do të ketë asnjë tolerim për personat që do të përdorin alkool në timon gjatë ndërrimit të viteve.

Shefi i Trafikut në Komisariatin e Policisë Rrugore Jetnor Shira u bën thirrje qytetarëve që të mos marrin makinat e tyre nëse do të konsumojnë alkool.

“Policia Rrugore do të jetë ndëshkuese ndaj pijedashësve, ata që vërtetë bëhen rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke sjellë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve. Unë do i këshilloja të përdornin transportin publik, të përdornin shërbimin taksi”, tha Shira.
Ai gjithashtu tregoi se “Është hartuar një plan masash e shërbimeve të përforcuara sidomos në pjesën e qendrës te sheshi “Skënderbej” dhe mbulimi i të gjithë akseve rrugore, pjesën e autostradës Tiranë-Durrës, autostradës Tiranë-Elbasan, pjesën e rrugës së Arbrit, por edhe mbulimin me mjete inteligjente për ata drejtues mjetesh që tejkalojnë normat e shpejtësisë duke u bërë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit